AKTUALITET, 17 Tetor 2024, 10:43

VIDEO/ Koçi akuzon opozitën: "Kjo s'është mosbindje civile, por është përpjekje për luftë civile”. Vokshi i heq mikrofonin

VIDEO/ Koçi akuzon opozitën: "Kjo s'është

Përplasje jashtë dhe brenda Kuvendit të Shqipërisë. Akuzave të opozitës, deputeti i PS-së Petro Koçi i është përgjigjur me kundërakuza.

Ai tha se kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile. Por menjëherë është çuar deputetja e PD-së Albana Vokshi dhe i ka hequr mikrofonin.

Koçi: Kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile. Kjo është një luftë për të mbrojtur 5d e Sali Berishës, për të mbrojtur korrupsionin, për të sulmuar policinë dhe SPAK-unë. Është politikë e duarve të pista.

Vokshi i heq mikrofonin.

Koçi: Këta duan luftë civile, nuk duan demokraci.