AKTUALITET, 18 Dhjetor 2021, 21:52

Referendumi, numri i demokratëve që votuan ‘pro’ shkarkimit të Bashës

Referendumi, numri i demokratëve që votuan ‘pro’

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i pranishëm mbrëmjen e kësaj të shtune në selinë e PD-së, pas referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Bashkë me të ka qenë dhe kryetarja e Komisionit Organizativ në grupin e rithemelimit të PD, Albana Vokshi, e cila ka lexuar para mediave votat e referendumit të sotëm për shkarkimin e Lulzim Bashës. Sipas Vokshit, në total kanë votuar 43 mijë e 835 demokratë "pro" shkarkimit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se 44 mijë demokratë kanë marrë pjesë në referendumin e thirrur prej tij, për shkarkimin e kryetarit të PD.