TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dita e sotme ka patur zhvillime mjaft intensive për Partinë Demokratike, ku është mbajtur një referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës. Nga ana tjetër, Basha ka mbajtur një Kuvend në Pallatin e Kongreseve.
Në mbrëmje Sali Berisha ka shkuar drejt selisë, ndërkohë që është raportuar se ka prezencë të personave të maskuar në tarracën e objektit. Berisha deklaroi se bëhet fjalë për RENEA-n.
Lidhur me këtë, ka reaguar kryeministri Edi Rama, që thotë se policia e shtetit nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Ai i quan Bashën dhe Berishën, "dy kufoma politike".
"Unë s'kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!", shkruan Rama.