AKTUALITET, 18 Dhjetor 2021, 18:37

“Shkarkimi” i Bashës/ Mbyllet votimi për referendumin në shumë qytete, nis numërimi

“Shkarkimi” i Bashës/ Mbyllet votimi për referendumin

Që prej orës 08:00 të mëngjesit nisi referendumi i thirrur për shkarkimin e Lulzim Bashës dhe duket se procesi i votimit është mbyllur në shumicën e qyteteve. Raportohet se janë mbyllur qendrat e votimit në këto qytete: Lezha, Kukësi, Tropoja, Mallakastër, Roskovec, Tepelenë, Këlcyrë, Memaliaj, Berat, Divjakë, Skrapar, Kolonjë dhe Pogradec

Mësohet  se në Berat kanë votuar 524 nga 1943 anëtarë, pra 30%. Në degën e PD-së në Skrapar është mbyllur ndërkohë votimi dhe numërimi. Kanë votuar 117 nga 232 anëtarë, 50%. Nga 117 votues, 116 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës dhe 1 ka votuar kundër.

Në bashkinë Dimal, kanë votuar 110 nga 760 anëtarë, pra 14.4%. Edhe në qendrën e votimit të degës së PD-Poliçan ka përfunduar votimi e numërimi. 79 nga 228 anëtarë kanë votuar dhe mësohet se nga 79 votues, të 79 kanë votuar “pro” shkarkimit të Bashës.

Në Pogradec numërimi i votave nxorri këto rezultate: 502 pro, 5 kundër, 3 të pavlefshme. Ndërkohë në Kolonjë 404 vota kanë rezultuar pro shkarkimit, 0 kundër, 0 të pavlefshme.