TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas referendumit të Partisë Demokratike, për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës, që tashmë ka përfunduar në të gjithë qarqet, mësohet se Sali Berisha do të shkojë në selinë e Partisë Demokratike që sonte.
Berisha do të mbajë një konferencë për shtyp në këtë seli, në orëm 20:00, ku pritet të shpallet edhe rezultati i referendumit.
Lulzim Basha u shkarkua nga mbi 4400 delegatë, të cilët morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, në Stadiumin "Air Albania".
Kujtojmë se ditën e sotme, është mbajtur edhe Kuvendi i Lulzim Bashës, mes shumë polemikave, për shkak të pikëpyetjeve për pjesëmarrjen. Organizatorët deklaruan se në sallën e Pallatit të Kongreseve merrnin pjesë 5004 delegatë, ndërkohë që kjo sallë ka vetëm 2100 vende.
Të dyja palët i kontestojnë Kuvendet e njëra tjetrës.