AKTUALITET, 24 Prill 2022, 09:35

Zgjedhjet për kreun e PD në Bulqizë. Kush janë kandidatët?

Zgjedhjet për kreun e PD në Bulqizë. Kush janë

Komisioni i Rithemelimit të PD zhvillon sot votimet për zgjedhjen e kryetarit të PD në Bulqizë.

Sipas komisionit, në listën e votuesve kanë qenë 1700 anëtarë, ndërsa së fundmi listës i janë shtuar edhe emra të rinj të anëtarësuar nga grupi i Rithemelimit duke e çuar listën në 2200 emra.

Ndërkohë në Bulqizë kandidojnë për kreun e ri të PD:

Defrim Fiku ish kryetari i PD Bulqizë

Fatos Hoxha  mjek anëtar kryesie

Shaqir Manjani avokat, ish sekretar i degës PD Bulqizë.

Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.

Vetë kryetari i komanduar i PD-së, është shprehur se në këtë mënyrë, Berisha po e thellon përçarjen në PD dhe nuk po kontribuon në bashkimin e partisë, ashtu sikurse ish-kryeministri pretendon.