AKTUALITET, 12 Maj 2023, 18:37

"Zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve ndërkombëtare, të zbatohen rekomandimet e ODIHR", Hohmann takon shefat e misioneve të BE dhe 4 eurodeputetët vëzhgues

"Zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve ndërkombëtare,

Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka zhvilluar sot një mbledhje me Shefat e Misioneve të BE-së, katër deputetë të Parlamentit Evropian pjesë e Delegacionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, të cilët erdhën në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet lokale të dielën së bashku me ODIHR.

Në postim e publikuar në rrjetet sociale të Delegacionit të BE-së, bëhet me dije se gjatë kësaj mbledhje u diskutua lidhur me procesin zgjedhor.

Më pas ata u takuan me Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili i njoftoi mbi përgatitjet e fundit.

“Shkëmbim shumë informues mbi zhvillimet më të fundit në prag të ditës së votimit. Anëtarët e Parlamentit Evropian theksuan rëndësinë për të zhvilluar zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare dhe për të zbatuar rekomandimet e ODIHR”, nënvizoi Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.