AKTUALITET, 12 Maj 2023, 17:25

Merr flakë në ecje makina në Tiranë, ja dyshimet e policisë

Merr flakë në ecje makina në Tiranë, ja dyshimet e

Përshihet nga flakët një makinë në Tiranë, e cila ishte në ecje. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Xhanfize Keko”.

Nga hetimet e deritanishme, dyshimet e para lidhen me një defekti teknik.

“Me datë 12.05.2023, rreth orës 16:35, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin A. Xh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftim.