TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij në Shkodër që ata që nuk duan ta dëgjojnë të rrinë në shtëpi e të mos votojnë. Duke iu drejtuar demokratëve të Shkodrës Rama i pyeti nëse gjithë këtë luftë për 30 e ca vjet e bënë që të votojnë Liken, duke iu referuar Ilir Meta, në emrin e të cili është i regjistruar koalicioni ku bën pjesë dhe PD me Sali Berishën.
“Nuk dun me dëgju, iu thashë po mirë mo rrini në shtëpi fare mo vlla! Rrini mos dilni se dhe kjo është e tmerrshme. Po mirë mo gjithë këtë luftë të madhe 30 e ca vjet si me qenë kalaja e Krujës që nuk i dorëzohet turqve e bëtë që të dilni të votoni Liken, se Liken keni te fleta e votimit”, tha Rama.