TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përfundimit të studimeve të specializimit afatgjatë, mjekët e rinj do të duhet të punojnë për të paktën tre vite, në strukturat shëndetësore publike, qofshin këto spitale, apo qendra specialitetesh. Ky detyrim është pjesë e kontratës që çdo mjek specializant lidh me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ndjekur programet katër vjeçare të specializimeve afatgjata në mjekësi.
Gjatë studimeve, secili mjek specializant do të paguhet nga shteti me 80 për qind të pagës me të cilën trajtohet aktualisht një mjek specialist (që i bie rreth 1 mijë euro në muaj).
Kështu, investimi që shteti bën për përgatitjen e një mjeku specializant është rreth 47 mijë euro për të katër vitet e specializimit. Vetëm për 118 specializantët e rinj, të cilët dy ditë më parë kanë lidhur kontratë përgjatë këtij viti akademik për të ndjekur programet e specializimit afatgjatë në mjekësi, fatura që shteti do të paguajë është rreth 5.6 milionë euro.
Janë mbi 400 mjekë specialistë, të cilët që nga viti 2018 dhe deri më sot janë atashuar në spitalet rajonale dhe që e kanë ofruar shërbimin e specializuar pranë këtyre spitaleve. Pjesa më e madhe e tyre pasi kanë përfunduar detyrimin tre vjeçar kanë vijuar të punojnë në strukturat shëndetësore publike. Ndërkohë që shumë prej tyre kanë vendosur që të qëndrojnë në spitalet ku edhe kanë ofruar shërbimin gjatë studimeve të specializimit afatgjatë.