TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama nga Shkodra nuk i ndali ironitë për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa theksoi se është xheloz se pse PS-ja i mori Benet Becin. Gjatë fjalimit të tij në fushatën përmbyllëse, Rama tha se Berisha është i shqetësuar për këtë fakt.
Rama nënvizoi se Beci kandidon për PS-në, për shkak të vizionit që kjo forcë politike ka për Shkodrën.
“Dua t’iu them të gjithë atyre që nuk janë këtu, që Beneti, si Shqipëria nuk fakt, nuk është as blu, as mavi, është kuqezi. Dhe Shkodra duhet të votojë kuqezi këtë herë, duke votuar për Benetin. Ata të djathtë duhet të shohin sa xheloz është bërë ai, që Beneti e quan zoti Berisha. E keni parë sa xheloz është bërë ai për Benetin, sikur i kemi marrë të dashurën. Edhe ishte mërzitur shumë, Beneti më tha; ishte shqetësuar shumë doktori. I thashë, mua ma thua këtë? Unë kam një jetë që punoj për të shqetësuar doktorin, çfarë problemi kam unë me këtë? Më thotë që; ‘Benet pse ike, diçka ka ndodhur, çfarë ke bërë Benet, ku të kanë kapur?’. I thashë, thuaji që të ka kapur Shkodra, nuk të ka kapur njeri”, theksoi Rama.