TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisionari Shtetëror i Zgjedhjeve emëroi sot anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-së nr. 11, bashkia Kukës, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të datës 24 shtator 2023.
Komisioneri vendosi ngritjen dhe thirrjen e mbledhjes së parë të Komisionit të Zonës të Administrimit Zgjedhor nr. 11, në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”, në datën 25 gusht. Infrastruktura logjistike e selisë së KZAZ-së do të sigurohet nga Bashkia Kukës.
Komisioneri përcaktoi sot edhe vlerën në para të një vote të vlefshme, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023. Vlera në para e një vote të vlefshme është 80.47 lekë.
Po ashtu, në seancën e sotme u miratua akreditimi i vëzhguesve përmes platformës elektronike të vëzhguesve në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kukës.
Portali i vëzhguesve është një sistem ndërveprues për regjistrimin dhe administrimin e vëzhguesve jo partiak në zgjedhje dhe synon ta bëjë procesin shumë herë më të shpejtë dhe efektiv.
Për të paraqitur kërkesën për akreditimin e vëzhguesve, fillimisht duhet të bëhet regjistrimi si organizatë. Nëse organizata apo institucioni që bën kërkesën, plotëson kushtet për të qenë vëzhgues i zgjedhjeve, atëherë do t’i jepet mundësia të aksesojë portalin e vëzhguesve me kredencialet, të cilat do t’u dërgohen në email-in e deklaruar gjatë aplikimit.
Me disponimin e kredencialeve, jepet dhe mundësia e aksesit të portalit, në të cilin mund të krijohen kërkesat për akreditimin e vëzhguesve përfaqësues.
Rendi i ditës 25 gusht:
Çështje për shqyrtim rishtas:
Projektvendim “Për materialet zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, të datës 24 shtator 2023”;
Projektvendim “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo QV për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, të datës 24 shtator 2023”;
Projektvendim “Për miratimin e sasisë së vulave rezervë të Komisionit të Qendrës së Votimit, që do të përdoren për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, të datës 24 shtator 2023”;
Projektvendim “Mbi përdorimin e portalit elektronik (modulit) për partitë politike dhe subjektet zgjedhore”.