AKTUALITET, 24 Gusht 2023, 13:59

Zjarr me përmasa të mëdha në Belsh, digjen disa hektarë me pyje e ullishte

Zjarr me përmasa të mëdha në Belsh, digjen disa hektarë

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha është regjistruar në fshatin Qafshkallë në Belsh. 

Burime zyrtare bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë disa hektarë me pyje e ullishte.

Mësohet se zjarri ka nisur në territorin e bashkisë së Peqinit, por për shkak të erës së fortë ka përparuar me shpejtësi në drejtim të fshatit Qafëshkallë e Belshit.

Për izolimin dhe shuarjen e zjarrit janë mobilizuar forcat e shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor si edhe dhjetëra banorë të zonës.