AKTUALITET, 24 Gusht 2023, 16:21

Zjarret në vend, Balla paralajmëron: Do merrem personalisht me këto çështje

Zjarret në vend, Balla paralajmëron: Do merrem personalisht me

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se me personin e arrestuar mbrëmë në Levan, shkon në 23 numri i arrestuarve për veprën penale të shkatërrimit të pronës përmes zjarrit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla thekson se Policia e Shtetit po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike dhe rrezikimit të jetës së banorëve.

Postimi i plotë i ministrit Taulant Balla:

Zjarret në vend ➖ Me personin e arrestuar mbrëmë në Levan, shkon në 23 numri i arrestuarve për veprën penale të shkatërrimit të pronës përmes zjarrit. Policia e Shtetit  po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike dhe rrezikimit të jetës së banorëve. Do t’i ndjek personalisht të gjitha këto çështje penale në procedurat gjyqësore për ndëshkimin e një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg