TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qeveria ka miratuar sot, kompensimin financiar për të ish-dënuarit politikë të regjimit komunist.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur dhe nëntë subjektet përfituese të këtij kompensimi.
Ministri Manja u shpreh se “nga nëntë subjekte përfituese, shtatë janë ish të dënuar me burgime të gjata ose izolime në hetuesi ose në trajtim për masë mjekësore. Dy subjektet e tjera janë më dënime kapitale ose të ekzekutuar pa gjyq”.
Qeveria ka miratuar masën e kompensimit financiar për 9 subjekte përfituese ish të dënuarish politikë. Ky vendim është propozimi i Ministrisë së Drejtësisë.
Ky është vendimi i 30 i qeverisë, për kompensimin e ish-të dënuarve politik të regjimit komunist, për të garantuar të drejtat e tyre. Nga nëntë subjekte përfituese, shtatë janë ish të dënuar me burgime të gjata ose izolime në hetuesi ose në trajtim për masë mjekësore. Dy subjektet e tjera janë më dënime kapitale ose të ekzekutuar pa gjyq.
Vendimi i qeverisë sot ka përcaktuar masën e kompensimit financiar dhe subjektet përfituese sipas masës së vlerësimit.
Gjithashtu është diskutuar edhe problematika e trajtimit të disa dosjeve të subjekteve përfituese të regjimit komunist, të cilat janë çuar në ministrinë e drejtësisë jashtë afateve të përcaktuara nga ligji.
Kemi rënë dakord që në bashkëpunim më Ministrinë e Financave të bëhet një përllogaritje se sa është kostoja e buxhetit të shtetit në lidhje më këtë çështje.
Në momentin dhe në kohën e duhur në do të marrim dhe iniciativë ligjore për të ndryshuar afatin e dorëzimit të këtyre dokumenteve, nga ana e subjekteve përfituese.