AKTUALITET, 24 Gusht 2023, 16:37

E ktheu lokalin në ‘fole kokaine’, arrestohet 39-vjeçari nga Fieri, i sekuestron mbi 200 doza

E ktheu lokalin në ‘fole kokaine’, arrestohet 39-vjeçari

Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin E. F., 39 vjeç, banues në Margëlliç, Patos.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokalin në pronësi të 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 298 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, një sasi të konsiderueshme perzirësish për këtë lëndë, një peshore elektronike, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të lëndës narkotike, 1 këllëf pistolete dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Nxitja për përdorimin e drogës".