AKTUALITET, 24 Gusht 2023, 16:02

EMRI/ Aksidentoi për vdekje dy turistët në Sarandë, arrestohet drejtuesi i mjetit, 17-vjeçari pa patentë

EMRI/ Aksidentoi për vdekje dy turistët në Sarandë,

Një aksidenti i rëndë i mori jetën dy turistëve italianë në Sarandë. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit ka rënë në prangat e policisë, bëhet fjalë për 17-vjeçarin Elio Raku. Ngjarja ndodhi në aksin Sarandë-Ksamil.

Automjeti drejtohej nga 17-vjeçari, ndërsa pasagjer ishte një 16-vjeçar. Viktimë e këtij aksidenti të rëndë mbetën 24-vjeçari Domenico Gritto dhe Vicenzo Tizziano.

Lidhur me këtë aksident tragjik reagoi edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku njoftoi pezullimin nga detyra të Shefit të Seksionit të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar Adriatik Shehu.