AKTUALITET, 24 Gusht 2023, 15:13

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, banorët bllokohen në banesa për shkak të tymit

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë,

Një zjarr ka përfshirë një apartament në afërsi të kompleksit “Favina” në Korçë. Mësohet se dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se banorët e apartamentit ende nuk kanë mundur të dalin nga aty, për shkak të tymit.

Sakaq, nga informacionet paraprake mësohet zjarrfikësja ka mbërritur dhe po punon për largimin e banorëve nga apartamenti dhe fikjen totale të zjarrit.

Ende nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar.