TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas humbjes së thellë të zgjedhjeve, është shfaqur në një konferencë për shtyp ku ka njoftuar se opozita nuk i njeh zgjedhjet.
Berisha deklaruar se ato janë "grabitur" nga bandat, duke i klasifikuar si më të manipuluarat në historinë elektorale të Shqipërisë.
Berisha paralajmëroi protestë, ndërkohë që në Shqipëri do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, por shtoi se protesta do të jetë paqësore.
"Skenat që patë në Vorë ku banda e Xhabaftit, diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarvë të Vorës në të cilat zgjedhje kryebanditi Blendi Xhafabti mori vota dhjetë herë më shumë se kandidati i dytë në lista. Kuptoni vetë se si janë zhvilluar zgjedhjet. Skena si Vora, ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjera, Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera.
Pra, në çdo aspekt këto ishin zgjedhjet më të grabitura, më të plaçkitura dhe më të dhunuara në tërë historinë elektorle të Shqipërisë pluraliste. Kurrë ndonjëherë bandat, nuk kanë sjellë kaq shumë përfaqësues të tyrë në Parlamentin shqiptar, sa në këtë Parlament.
Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Mund t’ju them se në rrethin e Durrësit bandat punonin për deputetë të vecantë. Tejtër, Balla, tjetër Dyrhsimi…
Jo më pak në Elbasan kjo skemë. Po kështu në Fier, Mallakastër, pra këto ishin zgjedhje që u sunduan si asnjëherë më parë, nga vrasës, serial killer, trafikantë, dhunues, përdhunues.
Zgjedhjet e 11 majit, u karakterizuan nga blerja publike më masive në të gjithë historinë e zgjedhjeve. Zarfi me 100 euro i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia prej 200 milionë euro gjoba dhe kamata nga viti 2015, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur. Dhjetëra hektarë kanabis që u dhanë licensat për t'u mbjellë. Çdo bimë kanabis, me prodhim fitimi 1 mijë euro, është përllogaritur për blerje votash në mënyrën më të pamëshirë.
Punësimi, punë për votë, u aplikua masivisht në këto zgjedhje. Sistemi i patronazhistëve i future në strofkulla ose rreth qendrës së votimit, ishte një polici terroriste, ndaj zgjedhjëseve shqiptarë.
Dy drejtuesit më të lartë të SHISH, zëdhënës të drejtores, u morën javë të para, me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të sigurimit të shtetit dhe e aktivizuan për karriken e Ramës duke shkelur ligjin.
Ju e morët vesh se si në kutinë e Beratit, për diasporën dilte PS 99.6%. Nëse nga Greqia, ardhja me postë të zakonshme çdo ditë para se famëziu krimineli Balla të shkonte me hordhitë e patronazhistëve në Greqi ishte 1500-1300 zarfa. Pas vajtje së Ballës, kanë ardhur çdo ditë 6 mijë zarfa.
Thirrja ime është kjo, për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me vetëmohim, të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë për ata që në kushte terrori kanë votuar për opozitën", tha Berisha.