AKTUALITET, 15 Maj 2023, 15:51

Zgjedhjet lokale/ "U gëzuam që opozita mori pjesë në këto zgjedhje", përfaqësuesi i PE: Në qendrat e votimit kishte njerëz që intimidonin 

Zgjedhjet lokale/ "U gëzuam që opozita mori pjesë në

Përfaqësuesi i Parlamentit Europian, pjesë e vëzhguesve të huaj në zgjedhjet e 14 majit në vend, ka evidentuar sot problematikat gjatë procesit zgjedhor.

Gjatë paraqitjes së raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR, Dickson tha se vëzhguesit panë edhe shumë njerëz jashtë qendrave të votimit që mund të quhej intimiduese. 

Ashtu si kryesuesja e ODIHR Audrey Glover, ai theksoi se përballja e drejtuesve të politikës la në hije kandidatët.

“Ne erdhëm këtu si pjesë e OSBE dhe ju tërheq vëmendjen se nuk është diçka e zakonshme që të bëjmë vëzhgime të zgjedhjeve vendore. Dhe ne e shohim Shqipërinë si vend aspirues dhe me potencial. U gëzuam që opozita mori pjesë në këto zgjedhje pavarësisht që pati një mungesë fushe loje në fushatë. Ndërkohë që vërejtje një dëshirë për ndryshim, por temat vendore nuk ishin kryefjalë e kësaj fushate. Përballja e drejtuesve të politikës la në hije kandidatët. Gjithashtu duhet një frymë e re me të rinj. PE vuri re gjithashtu, pajisjet e identifikimit elektronik që jo gjithnjë funksionuan. Vëzhguesit panë edhe shumë njerëz jashtë qendrave të votimit që mund të quhej intimiduese. Megjithatë, duhej thelluar në çështjet vendore, kushte më të mëdha jetese, largimi i trurit nga vendi, programet etj,” tha Dickson.