AKTUALITET, 15 Maj 2023, 14:39

Disfata në zgjedhjet lokale, vjen reagimi i parë nga Partia e Lirisë: Kishte shkelje!

Disfata në zgjedhjet lokale, vjen reagimi i parë nga Partia e

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, ka reaguar në lidhje me disfatën që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ pësoi në këto zgjedhje lokale që u mbajtën dje. Në një prononcim të shkurtër, në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale në bashkinë e Tiranës, ai theksoi se ka patur probleme. Më tej do të shikojnë shkeljet që janë bërë, dhe raportet e komisionerëve, për të dhënë verdiktin përfundimtar.

“Do të presim të përfundojë komplet procesi, pastaj do kemi një koment për rezultatin. Është e qartë situata me probleme në proces, por do të bëhet një analizë e kësaj situate dhe pastaj do të ketë një qëndrim.

Po u certifikua rezultati, ne do të shikojmë shkeljet që janë bërë dhe raportet e komisionerëve për të folur për këtë gjë. Ajo që është e rëndësishme që të numërohet çdo votë, kjo është ajo që duhet të bëjmë tani. Shkeljet që janë bërë janë shumë, duke filluar që nga mosfunksionimi i pajisjes së identifikimit në grup, votimet familjare dhe shumë të tjera”, tha Braimllari.