AKTUALITET, 15 Maj 2023, 15:34

"Të shkoftë mbarë!"/ Humbi Vaun e Dejës, Zef Hila i "Bashkë Fitojmë" uron rivalin socialist dhe i jep dorën: Njëri do të fitonte (Video)

"Të shkoftë mbarë!"/ Humbi Vaun e Dejës, Zef Hila

Një shtrëngim dore i rrallë për realitetin politik në Shqipëri.

Në Vaun e Dejës kandidati i "Bashkë Fitojmë" Zef Hila ka pranuar humbjen duke uruar socialistët.

“Numërimi shkoi shumë shumë normal, dhe normal që njëri do të fitojë”, tha Hila përpara se t’i jepte dorën Shkrelit dhe t'i uronte "Të shkoftë mbarë!".