AKTUALITET, 15 Maj 2023, 15:14

Peshkopia do të drejtohet nga PS, Rahim Spahiu mund bindshëm dy rivalët

Peshkopia do të drejtohet nga PS, Rahim Spahiu mund bindshëm dy

Edhe Peshkopia do të drejtohet nga Partia Socialiste në 4 vitet e ardhshme, duke e çuar në 4 numrin e bashkive që do të drejtohen nga e majta në qarkun e Dibrës.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh drejtuese politike në këtë qark tha se në Dibër janë bashkuar të majtë dhe të djathtë pasi besojnë se PS do të bëjë më të mirë këtë qark.

“Dibra meriton të ketë vëmendjen e PS-së dhe qeverisë. Në Dibër janë bashkuar të majtë dhe të djathtë pasi besojnë se do ta bëjmë më të mirë Dibrën”, deklaroi Balluku.

Kandidati i PS-së në bashkinë e Peshkopisë, Rahim Spahiu premtoi se do t’u shërbente të gjithë qytetarëve pa dallime partiake.

Spahiu mundi me diferencë të madhe votash dy kandidatët opozitarë.