AKTUALITET, 15 Maj 2023, 13:54

Fitorja e Belerit në Himarë, Celibashi: Ai është i mandatuari, çështja juridike s'ka lidhje me zgjedhjet

Fitorja e Belerit në Himarë, Celibashi: Ai është i

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi foli për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë i cili fitoi zgjedhjet në këtë bashki një ditë pas arrestimit me akuzën për blerje vote.

Celibashi u shpreh se Beleri është kandidat fitues, i mandatuar nga zgjedhësit për të drejtuar këtë bashki. Ai shtoi se situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor.

Ai është kandidat fitues. Nëse nuk do ketë kontestime dhe do të konfirmohet ky rezultat deri tani ai konsiderohet i mandatuar për të drejtuar bashkinë.

Situata e tij juridiko penale nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor. Më tej do të flasim nëse do të ketë zhvillime të reja”, deklaroi ai.