TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar pas fitores së kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, në Himarë, i cili ndodhet pas hekurave me akuzën për korrupsion zgjedhor.
Për mediat greke Mitsotakis tha se është ndjerë i kënaqur kur u informua lidhur me fitoren e Belerit për të qenë në krye të Bashkisë së Himarës.
“Isha veçanërisht i kënaqur kur u informova se Fredi Beleris ia doli dhe u zgjodh kryetar bashkie me një diferencë të vogël në Himarë. Dhe uroj dhe shpresoj që kjo aventurë të përfundojë shpejt, sepse dua të përsëris: rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”, deklaroi Mitsotakis.
Fredi Beleri nga koalicioni i ‘Bashkë Fitojmë’ fitoi me 19 vota para, ndërsa kutia e fundit vendosi fatin e fituesit. Fredi Beleri arriti të marrë 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.