AKTUALITET, 15 Maj 2023, 13:23

Mbi 11 mijë vota në avantazh, Beci konfirmon fitoren në Shkodër: Krenarë për rezultatin

Mbi 11 mijë vota në avantazh, Beci konfirmon fitoren në

Benet Beci ka shpallur sot fitoren në Shkodër, pasi rezulton mbi 11 mijë vota në avantazh përballë rivalit të "Bashkë Fitojmë", Bardh Spahia.

Ndonëse ka ende disa kuti pa u numëruar, avantazhi është i thellë, ndërsa nuk pritet që ky rezultat të thyhet.

Beci në një prej KZAZ-ve shprehu mirënjohje për bashkëpunëtorët dhe numëruesit e votave, ndërsa shtoi se ishte krenar për rezultatin. “Vijoni procesin me qetësi siç e keni bërë. Jemi krenarë për rezultatin tonë”, tha Beci.