TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zëvendësuar anëtarin Luan Daci pas shkarkimit të tij përfundimtar nga detyra si pasojë e dënimit në gjykatë.
KPA, pasi ka konstatuar ndërprerjen e mandatit të Luan Dacit dhe mbetjen e vendit vakant të funksionit të tij, e ka zëvendësuar atë me gjyqtaren Mimoza Tasi.
Kjo e fundit, ishte zgjedhur nga parlamenti si anëtare zëvendësuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që është institucioni i shkallës së dytë të vettingut për zyrtarët e drejtësisë.
Luan Daci u dënua nga gjykata me 6 muaj heqje lirie për akuzën e falsifikimit të dokumenteve pasi në dosjen e aplikimit për emërim në KPA kishte fshehur dokumentin e një mase disiplinore të vendosur ndaj tij nga KLD.
Pas dënimit të formës së prerë në gjykatë, KPA vendosi shkarkimin e Luan Dacit duke i ndërprerë mandatin.