TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një masiv dheu dhe gurësh ra nga faqja e malit në rrugë, duke bllokuar aksin rrugor Kuç- Qeparo.
Për disa minuta, ky aks rrugor ishte i pakalueshëm pasi sasia e dherave ishte e madhe, duke e bllokuar totalisht këtë rrugë dhe pikërisht në afërsi të fshatit Kudhës.
Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e zjarrfikësve të Himarës, por dhe punonjësit e bashkisë për largimin e gurëve dhe hapjen e rrugës. Deri më tani, është hapur një anë e rrugës, ndërkohë që vijon puna për pastrimin e plotë të aksit.