AKTUALITET, 2 Shtator 2024, 15:31

Zgjedhjet 2025/ Pas qeverisë, edhe deputetët mbledhje për të intensifikuar komunikimin! Zbardhen diskutimet në grupin e PS

Zgjedhjet 2025/ Pas qeverisë, edhe deputetët mbledhje për të

Nën drejtimin e Niko Peleshit si kryetar i ri i Grupit Parlamentar Socialist është zhvilluar mbledhja e parë e deputetëve të shumicës socialiste.

Kryefjalë e mbledhjes ishte komunikimi i deputetëve me bazën në funksion të zgjedhjeve 2025. Në grupin e PS është reflektuar ajo që prodhoi mbledhja informale e qeverisë në Dajt të dielën, ku fokusi ishte tek format e komunikimit me qytetarët. Në funksion të kësaj do të mbahet në ditët në vazhdim një takim informal me deputetët socialist, për të intensifikuar rritjen e komunikimit qoftë në rrjetet sociale apo debatet televizive.

Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali e vuri theksin tek prezenca në sallë e kolegëve të saj deputetë. Citohet të ketë deklaruar se nuk do të lejojë diskutimin e projekt ligjeve pa prezencën e ministrit propozues të projekt ligjit. Elisa Spiropali ka theksuar se “çdo ministër duhet të shpjegoj me detaje në seancë plenare përmbajtjen e projekt ligjeve dhe ti përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Ndërsa ministri i ri për marrëdhëniet me parlamentin Taulant Balla citohet ta ketë vënë theksin edhe ai, tek pjesëmarrja e deputetëve në seancat plenare. “Nuk keni punë më të rëndësishme se sa pjesëmarrja por edhe të qenurit aktiv e jo memec në seancat plenare” është shprehur përpara grupit parlamentar socialist ministri Balla.