TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vijon lufta e flakët në fshatrat Fan dhe Orosh në bashkinë e Mirditës.
Vatrat e zjarrit janë përhapur në afërsi të fshatrave Xhuxhë, Petoq, Shëngjin të njësisë administrative Fane dhe Lajthizë.
Në teren janë 4 automjete zjarrfikëse, 40 forca lokale dhe 60 forca të ushtrisë, ndërkohë që po shkojnë për ndihmë edhe 3 zjarrfikëse nga Tirana, ndërsa pritet ndërhyrje nga ajri.
Kryetari i Bashkise së Mirditës Albert Melyshi është shprehur se situata është e vështirë dhe po punohet që të vendoset një perimetër sigurie.
Situata është e vështirë, po punohet për të vendosur perimetër, por duhet monitorim 24 orë. Helikopteri e ka të vështirë ndërhyrjen sepse ka një sipërfaqe të madhe që shtrihet në një perimetër të gjatë.
Vatra e zjarrit ka sipërfaqe mbi 560 hektarë me një shtrirje mbi 10 kilometra.
Forcat në terren janë përqendruar pranë banesave në fshatrat Xhuxhë, Shëngjin e Petoq, të njësisë administrative Fan.