TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nisur sot një vizitë zyrtare në vendet baltike, Letoni, Estoni dhe Lituani. Kjo vizitë ka për qëllim të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe të promovojë interesat strategjike të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.
Gjatë qëndrimit të tij në këto vende, Presidenti Begaj do të zhvillojë takime të rëndësishme me homologët e tij në Letoni, Estoni dhe Lituani. Ai do të takohet gjithashtu me kryeministrat dhe kryetarët e parlamenteve të këtyre shteteve.
Në qendër të bisedimeve do të jenë intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si dhe përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian. Presidenti Begaj do të diskutojë gjithashtu për proceset integruese euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor dhe për rolin e aktorëve të tretë në këtë kontekst.