AKTUALITET, 2 Shtator 2024, 11:58

Bardhi: Po zvarritet çështja e mandatit të Olta Xhaçkës! Të dërgohet në Kushtetuese pa humbur kohë

Bardhi: Po zvarritet çështja e mandatit të Olta

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ka kërkuar nga maxhoranca që mandati i deputetes Olta Xhaçka të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, sipas tij, pa humbur kohë.

Gjithashtu, Bardhi kërkoi që çështja e bllokimit të fondeve IPARD të BE-së për fermerët të trajtohet me prioritet, duke shtuar se “mbahen të bllokuara për shkak të korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”.

Bardhi: “Kemi ligje si iniciative e deputeteve të cilat kanë nga tri vite në sirtarë. Shpresoj shumë që të futen me prioritet në kalendarë për tu shqyrtuar. Janë propozime të rëndësishme që vijnë nga opozita.

Gjithashtu dua të theksoj problemin e zvarritjes se mandatit të Olta Xhaçkës. Shpresoj shumë dhe ju bëj thirrje të vazhdohet pa humbur kohë që kjo çështje të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Në Këshillin e Legjislacionit edhe deputetët e PS, ranë dakord që mocioni ti përcillet Gjykatës, dhe shpresoj që në seancën e 12 shtatorit kjo të ndodh.

Kam edhe një çështje të rëndësishme që lidhet me fondet e IPARD. Para disa muajsh ju kërkuat që debati për këtë çështje dhe ngritja e një komisioni parlamentar për të adresuar problematikat, të ndodh në shtator. Shtatori erdhi, kështu që ju kërkoj që këtë çështje ta kemi prioritet edhe si një instrument për të zhbllokuar fondet e BE për fermerët. Fonde që mbajnë të bllokuara për shkak të korrupsionit dhe abuzimit qeveritar.”