AKTUALITET, 27 Prill 2022, 19:48

Zgjedhja e presidentit, Rama flet pas mbledhjes së Kryesisë : Kreu i Shtetit nuk do jetë nga grupi parlamentar i PS-së

Zgjedhja e presidentit, Rama flet pas mbledhjes së Kryesisë : Kreu i

Kryeministri Edi Rama deklaroi në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste se presidenti i ri i republikës nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS-së.

“Diskutuam për procesin e identifikimit të kandidaturës së presidentit apo presidentes, pasi ditët po kalojnë dhe procesi i zgjedhjes po afron. Po ta kishim identifikuar një person do ta kishim bërë publik.

Ne kemi mbledhur propozime dhe ajo që kemi thënë publikisht dhe sot në mbledhjen e Kryesisë është se kandidati nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS”, tha Rama.