AKTUALITET, 27 Prill 2022, 18:00

Bashkëbisedimi për sfidat e Arsimit të Lartë/ Epidemiologu Alimehmeti: Vuajmë nga një humbje e trurit të vendit! Mjekët po largohen

Bashkëbisedimi për sfidat e Arsimit të Lartë/ Epidemiologu

Mjeku Ilir Alimehmeti ishte i pranishëm ditën e sotme në tryezën e organizuar nga ish-kryeministri Berisha për sfidat e Arsimit të Lartë.

Alimehmeti nga sjellë në vëmendje largimin e mjekëve nga vendi si një humbje e trurit të vendit.

“Ne vuajmë për mbajtjen e trurit këtu në vend. Ne vuajmë nga një humbje e madhe e mjekeëve në veccanti. Produkti jonë këtu është cilësor përderisa ai pranohet në Gjermani dhe vazhdon karrierën e suksesshme jashtë. Duhet të bëjmë më shumë për t’i mbajtur këtu.  Shpresoj që të ketë një përmirësim.”-tha ai.