AKTUALITET, 27 Prill 2022, 17:00

Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij dy vitë më parë, gjykata e Lezhës dënon me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdodën

Vrasja e rapsodit dhe mikut të tij dy vitë më parë, gjykata

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Aleksandër Përdodën, autorin e vrasjes së dyfishtë të rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simonit.

Ndërsa Agron Lushi është shpallur i pafajshëm nga gjykata për veprën penale moskallëzim krimi.Raportohet se avokatët e të pandehurit e kanë kundërshtuar vendimin.

Ata kanë deklaruar se nuk ka asnjë provë që e implikon Përdodën në vrasjen e dyfishtë.