AKTUALITET, 27 Prill 2022, 15:31

Shkarkohet drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj

Shkarkohet drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur pasditen e kësaj të mërkure shkarkimin nga detyra të kryeprokurores së Tiranës.

Pavarësisht se shkalla e parë (KPK) e konfirmoi në detyrë ‘zonjën e hekurt’ të drejtësisë, KPA ka vendosur shkarkimin e saj nga detyra, duke e nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë.

Vete prokurorja Elizabeta Imeraj në seancat para KPA ka parashtruar pyetjen: Kush është i interesuar për shkarkimin e saj, që hetoi grupet kriminale dhe terroristët.

Kujtojmë se trupa e KPK që konfirmoi në detyrë Imerajn, është ankuar me një notë verbale për presionin që Theo Jacobs ka bere në KPK për shkarkimin e saj.

Imeraj ka hetuar dosje të mëdha të grupeve kriminale dhe atyre terroriste në vend.