AKTUALITET, 27 Prill 2022, 16:03

U shkarkua nga KPA/ Flet avokati i Elizabeta Imerajt: Vetingu ka shkuar gabim, do ta ndjekim më tej! Ish-prokurorja: Procesi të mos kthehet në gjueti shtrigash

U shkarkua nga KPA/ Flet avokati i Elizabeta Imerajt: Vetingu ka shkuar gabim,

Avokati i Elizabeta Imerajt, pas shkarkimit të saj nga detyra, u shpreh se procesi i vetingut ka shkuar gabim dhe janë përdorur fakte false.

Në një prononcim për mediat pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelit, avokati i saj nga Strasburgu, tha se këtë çështje do ta ndjekë më tej.

“Sot është një ditë e keqe për Shqipërinë. Ne kemi prova se procesi i vetingut ka shkuar gabim, me fakte false, dhe sot mendoj se keni humbur një prokurore të denjë. Vetingu është jashtë kontrollit. Sigurisht që do shkojmë më tej” – tha avokati.

Duke e vendosur theksin në rëndësinë e reformës në drejtësi, Imeraj u shpreh se vetingu nuk duhet të kthehet në një gjueti shtrigash.

“Kush dhe pse ka qenë e nevojshme administrimi në dosjen time në KPK, kartela e pasurisë në emër të saj. Nuk kam element të dyshimtë në emrin e Elizabeta Imerajt. Unë do ta konsideroj jo të pranueshme faktin joemocionalisht të lidhur, vetingu të mos shndërrohet në gjueti shtrigash., Dikush mund të mos e dëshiroj fare Elizabeta Imerajn si prokurore. Duke iu falenderuar për vëmendjen, falenderoj gazetarët. U rritëm bashkë, ju uroj suksese në punët tuaja të mëtejshme. Nëse bëhet një veting në gazetari, të jeni të vëmendshëm për ngritjen e problematikave të tilla ligjore. Unë klam filluar në Prokurori në vitin 2004, nuk e kam pasur asnjë çështje në një tjetër, nëse kanë qenë grupe kriminale apo terroriste. Nuk i kam ndarë sipas rëndësisë. Detyra ime ishte të hetoja. Nuk mund të përgjigjem opyetjeve që a ja vlejti. E vërteta absolute gjithmonë triumfon” – tha Imeraj.