AKTUALITET, 27 Prill 2022, 16:27

Pas sherrit i riu në Durrës qëllon me thikë vëllanë e tij, arrestohet nga policia! Ja si është gjendja e të plagosurit

Pas sherrit i riu në Durrës qëllon me thikë

Një konflikt i çastit mes dy vëllezërve në Durrës është përshkallëzuar në përdorimin e thikës.

Policia bën me dije se E. O., 20 vjeç ka qëlluar me thikë vëllanë e tij E. O., 27 vjeç.

Ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që autori është arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.