AKTUALITET, 5 Mars 2026, 14:12

Siguroi eksplozivin për në ngjarje kriminale, arrestohet në Durrës 34-vjeçari

Siguroi eksplozivin për në ngjarje kriminale, arrestohet në

Një 34-vjeçar i kërkuar dhe i akuzuar si i përfshirë në ngjarje kriminale nëpërmjet sigurimit të një sasie lënde plasëse, është arrestuar sot në qytetin e Durrësit.

Policia vendore bëri me dije se në pranga ka rënë i riu Kristjan Lica, 34 vjeç.

Burime zyrtare sqaruan se i dyshuari ka siguruar eksploziv për një grup për kryerjen e një sulmi kriminal, ngjarje që është nën hetim e sipër nga autoritetet ligjzbatuese.

Ndaj Licës ishte caktuar edhe masë sigurie “arrest me burg” nga Gjykata e Durrësit.

Nuk jepen detaje për shënjestrën e atentatit ku do bënte pjesë edhe Lica apo për autorët e tjerë dhe motivet.