AKTUALITET, 10 Dhjetor 2021, 21:01

Zbulohet lëvizja e Bashës/ Ja ku do të jetë ai, në momentet kur Kuvendi do ta shkarkojë!

Zbulohet lëvizja e Bashës/ Ja ku do të jetë ai, në

Ditën e nesërme, do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, në stadiumin "Air Albania", thirrur nga delegatët dhe Sali Berisha. 

Nga skenarët që qarkullojnë është edhe mundësia që pas këtij aktiviteti një grup anëtarësh të “Foltores” të shkojnë në selinë e PD-së.

Por në krahun tjetër edhe Lulzim Basha ka bërë planet e tij, se ku do të jetë, kur të shkarkohet nga Kuvendi i PD. 

Ai ka ftuar në orën 12:00 të gjithë demokratët në selinë blu për të festuar themelimin e PD. 

Mësohet se ceremonia do të zhvillohet në hollin e selisë së Partisë Demokratike.

“Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm më 11 Dhjetor 1990, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka! Le të kremtojmë së bashku këtë ditë të shënuar” – thuhet ftesën e Bashës.

Zbulohet lëvizja e Bashës/ Ja ku do të jetë ai, në