AKTUALITET, 10 Dhjetor 2021, 17:41

U lexoi emrat, por rezulton se nuk kanë firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit, reagon "LIVE" Bardhi: Ishte gabimi im…

U lexoi emrat, por rezulton se nuk kanë firmosur për Kuvendin e 18

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ditën e sotme lexoi emrat e delegatëve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit, por mes tyre janë përmendur Alban Daci dhe Spiro Vaso.

Pasi dëgjuan emrat në transmetimin e drejtpërdrejtë dy personat në fjalë kanë mohuar prezencën në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha. Pasi mori informacion nga stafi, Bardhi reagoi "LIVE" duke kërkuar falje për leximin gabimisht të emrave.

“Më vjen informacioni tani që Alban Daci dhe Spiro Vasao nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen më 18 dhjetor. Është gabimi im, i kam lexuar gabim. Një pjesë të formularëve ndodhen në zyrën time, kush dëshiron ia u bëj transparente”, tha Bardhi.