AKTUALITET, 10 Dhjetor 2021, 20:02

Foto/ Gjithçka gati në "Air Albania", zbulohen pamjet nga vendi ku do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së

Foto/ Gjithçka gati në "Air Albania", zbulohen pamjet nga

Ditën e shtunë, 11 dhjetor, do të zhvillojë punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, thirrur nga delegatët dhe Sali Berisha. 

Në Kuvend përveç delegatëve, që sipas përfaqësuesve të Foltores, janë mbi 5 mijë, do të marrin pjesë edhe simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike. 

Deri tani dihet se delegatët do të votojnë për ndryshime statutore dhe pritet shkarkimi i kreut të PD-së Lulzim Basha. 

Kjo është hera e parë në historinë e pluralizmit në Shqipëri, që një Kuvend të tillë e thërrasin delegatët, për të marrë vendime për partinë e tyre. 

Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë delegatëve, të paraqiten me mjetet e identifikimit dhe me bexhat e këtij aktiviteti. 

Më poshtë, foto e siguruar nga TPZ.al, e podiumit nga do të flasin pjesëmarrësit. 

Foto/ Gjithçka gati në "Air Albania", zbulohen pamjet nga