AKTUALITET, 10 Dhjetor 2021, 17:50

PD falsifikoi numrin ID të delegatit? Flet Guçe: Nuk kam firmosur, ja karta ime e ID!

PD falsifikoi numrin ID të delegatit? Flet Guçe: Nuk kam firmosur,

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Xhuljano Guçe ka refuzuar faktin se ka firmosur për kuvendin e 18 dhjetorit.

Në një lidhje direkte në SYRI TV, Guçe është shprehur nuk ka firmosur dhe se numri i tij i ID-së është i kundërt me atë që ishte shënuar në formularin e bërë publik nga Gazment Bardhi.

"Unë kam firmosur vetëm 1 formular, atë të 11 dhjetorit, ai që do të mblidhet nga demokratët. Unë e mora vesh nga rrjetet sociale", është shprehur Guçe për SYRI TV.

Gjatë bisedës, Xhuljano Guçe ka lexuar edhe numrin e tij të ID-së, i cili ishte ndryshe nga ai që ishte i shënuar në formularin e bërë publik nga Gazment Bardhi.

PD falsifikoi numrin ID të delegatit? Flet Guçe: Nuk kam firmosur,