AKTUALITET, 10 Dhjetor 2021, 20:59

Iu lexua emri/ Delegati: S’kam firmosur për Kuvendin e Bashës, do të shkoj te Kuvendi i Berishës. I kërkoj personit që gaboi…

Iu lexua emri/ Delegati: S’kam firmosur për Kuvendin e Bashës,

David Gjon Lteri, ka reaguar, pasi i është lexuar emri sikur do jetë prezent në datën 18 dhjetor.

Lteri, me anë të një reagimi shprehet se nuk ka firmosur dhe se do jetë në Kuvendin e Sali Berishës nesër më date 11 dhjetor.

Ai shton se kërkon nga personi që ka bërë këtë gabim, që të dalë e të bëjë ndryshimin.

Postimi i David Gjon Lterit:

Shpreh indiniatën e thellë në këtë moment, që disa persona më kanë publikuar emrin tim në Kuvendin e datës 18, një diçka e pavërtetë.

Unë nuk kam firmosur e as jam pyetur për këtë datë, duke e ditur që shkoj në Kuvendin e PD dhe të doktor Berishës, me datë 11 dhe i kërkoj atij personi, që e ka bërë këtë gabim, të dalin e të bëjnë ndryshimin.

Mua s’ma heq as dera e as oxhaku me qenë me dy fytyra, unë marr pjesë vetëm në një Kuvend dhe ai është më datë 11.

Iu lexua emri/ Delegati: S’kam firmosur për Kuvendin e Bashës,