AKTUALITET, 10 Dhjetor 2021, 17:09

Aksident në Librazhd-Elbasan, dy të plagosur (Emrat)

Aksident në Librazhd-Elbasan, dy të plagosur (Emrat)

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:26. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., 58 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin M.V., 30 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit “Benz” shtetasit, Y. T., 50 vjeç, dhe B. T., 48 vjeç, të cilët ndodhen në spital Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.