TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka marrë vendimin për të dyshuarin në lidhje me grabitjen me armë në shtëpinë e biznesmenit Nazmi Çangu, me 24 tetor në Nikël të Krujës.
Ajo ka vendosur lirimin e menjëhershëm të dyshuarit S.K, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale. Gjykata ka caktuar masën arrest shtëpie duke vazhduar të qëndrojë nën hetim.
Nga shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të marra, ai dyshohet si një prej autorëve të mundshëm të ngjarjes pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh sendesh dhe provash materiale, nga ku rezulton se ka dyshime për kryerjen e veprave penale të “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve te ftohta” dhe “Mbajtje pa te drejte e uniformes”.