AKTUALITET, 9 Prill 2026, 14:37

Zbulohen dy ‘fole’ prostitucioni në Golem dhe te Shkëmbi i Kavajës, në pranga 4 kineze

Zbulohen dy ‘fole’ prostitucioni në Golem dhe te Shkëmbi i

Policia e Durrësit ka goditur një rast të prostitucionit. Në pranga kanë rënë 4 kineze, teksa në gjendje të lirë do të hetohen 4 qytetarë nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova.

Të huajat të moshës, 36, 48 dhe 53-vjeçare e ushtronin këtë aktivitet në dy ambiente të marra me qira në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe të Golemit. Gjatë kontrolleve të kryera blutë sekuestruan 4 pasaporta dhe një shumë parash.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Storm 17”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 4-javore, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve X. Ch., 48 vjeçe, J. L., 36 vjeçe, Y. L., 48 vjeçe dhe L. Sh., 53 vjeçe, të gjitha shtetase kineze. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe 4 shtetas nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 pasaporta dhe një shumë parash. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase e ushtronin aktivitetin në dy ambiente të marra me qira, në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe të Golemit, Durrës, duke i përshtatur për prostitucion”, njoftoi sot policia.