AKTUALITET, 22 Tetor 2023, 13:14

Zbardhet pasuria që iu sekuestrua Jamarbër Malltezit

Zbardhet pasuria që iu sekuestrua Jamarbër Malltezit

Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme nga SPAK, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme llogarive bankare dhe aksioneve që Jamarbër Malltezi dispononte. Vendimi u mor dje nga GJKKO mësohet nga njoftimi i SPAK ditën e sotme. 

Në sekuestro preventive:

16 pasuri të paluajtshme
6 llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek)
45% e kuotave te kapitalit themeltar në shoqëritë “Homeplan” shpk
100 % e kuotave të 'Magnet IMO” shpk
60% e kuotave Magnet Gym&Fit

Pjesa nga njoftimi i SPAK: 

"Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M., si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave)".

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit.

Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash.

Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie 'deyrim paraqitje' dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha.