TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, reagoi pas akuzës së GJKKO-së për ish-kryeministrin Sali Berisha, arrestimin e dhëndrit të tij dhe ndërtuesit të pallateve te ish-kompleksi "Partizani".
Hoxha riktheu përballjen me ish-kryeministrin disa vite më parë me një lidhje LIVE me Sali Berishen me akuza të forta ndaj njëri-tjetrit. Në atë debat, Hoxha i tha Berishës se “do të shkonte në gjykatë me barrelë si Pinocheti”.
Dje, SPAK lëshoi dy urdhër-arreste per Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin dhe një “detyrim paraqitje” për Berishën duke bërë që Hoxha t’i rikthehej deklaratës së tij për ish-kryeministrin dhe Pinochetin.
Postimi i Hoxhës
Ishte vjeshta, e vitit 1998.
Muaji tetor, si tani.
Plot, 25 vite më parë, më datë 16 tetor,
ish-diktatori kilian, gjenerali dhe senatori i perjetshem Augusto Pinochet-Ugarte, u arrestua në bazë të një urdhër-arresti spanjoll, në ambientet e një klinike private në Londër….
Edhe pse, në moshën 84-vjeçare, ish-diktatori Pinochet, u shoqerua në ambientet e izolimit me një karrocë me rrota..