TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jamarbër Malltezi ka mbërritur para pak momentesh në komisariatin e policisë nr. 3 pas arrestimit të tij në aeroportin e Rinasit para pak orësh. Ai akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv si edhe fshehje pasurie lidhur me kompleksin Partizani.
Sipas PD-së, ai u ndalua vetëm tre orë pasi kishte bërë një tjetër denoncim për mega-aferën e inceneratorëve. Malltezi postoi një video, ku duket mali i plehrave në Sharrë.
Ndërkohë, inceneratori nuk ekziston, edhe pse të paktën 128 milionë euro janë zhdukur.
“Vjedhin 128 milionë € për inceneratorin dhe nuk ka fare. Paratë shkuan për Rama-Veliaj-Agaçi dhe dhjetëra sekserë e gazetarë nga mjero tek bolino,” shkruan ai.